image Ray Manaj nuk ia falë 'dakikin' ekipit turk, i shënon eurogol nga 23 metra

Futboll

Ray Manaj nuk ia falë ‘dakikin’ ekipit turk, i shënon eurogol nga 23 metra

news image

Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Konyasporit, në javën e 34-të në Superligën e Turqisë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj.

Manaj shënoi një eurogol në minutën e 88’të për t’ia dhënë tri pikë ekipit të tij.

Ky ishte goli i 18-të i lojtarit shqiptar në Superligën e Turqisë gjatë këtij sezoni.

VIDEO

/GazetaSinjali/