image Rasti tragjik në Lipjan, e konfirmon Policia: Tre persona u gjetën të vdekur

Siguri

Rasti tragjik në Lipjan, e konfirmon Policia: Tre persona u gjetën të vdekur

news image

Foto ilustruese


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Rufc i Ri në Lipjan ku dyshohet se janë vrarë tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/