image Rasti tragjik në Gjakovë: Dy vëllezërit e vrarë e paralajmëruan familjen për konflitktin pronësor me të dyshuarin

Siguri

Rasti tragjik në Gjakovë: Dy vëllezërit e vrarë e paralajmëruan familjen për konflitktin pronësor me të dyshuarin

news image

Foto ilustruese


Gjakova u trondit sonte nga një vrasje e dyfishtë. Dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan dhe për pasojë mbetën të vdekur. Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën.

Sinjali mëson se dy vëllezërit që mbetën të vdekur, Haxhi dhe Blerim Islamaj, dyshohet se e kishin paralajmëruar familjen e tyre për problemet e vazhdueshme qe kanë pasur me të dyshuarin. 

Mosmarrëveshjet pronësore nuk u zgjidhen dhe konflitki veç u thellua e për pasojë përfundoi tragjikisht.

Organet e rendit tashmë kanë një pistë hetimi dhe janë në dijeni  se kush mund të jetë potencialisht personi që i ekzekutoi dy vëllezërit.

/GazetaSinjali/