image Rasti “Karaçeva”/ Tre zyrtarë policorë arrestohen nën dyshimin për kontrabandim mallrash

Siguri

Rasti “Karaçeva”/ Tre zyrtarë policorë arrestohen nën dyshimin për kontrabandim mallrash

news image

Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan kanë ndalur sot edhe tre persona të dyshuar lidhur me rastin ‘’Karaçeva’’, në vazhdën e hetimeve që janë kryer.

Tre të dyshuarit të cilët janë zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare – Lindje janë ftuar sot në orët e paradites për intervistim në cilësi të të dyshuarve në objektin e IPK-së në Hajvali.

Të njëjtit pas intervistës me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer veprën penale “ Kontrabandimi me mallra” e paraparë me nenin 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurave administrative me rekomandim të IPK-së edhe janë suspenduar./Gazeta Sinjali/