Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë zhvilluar mbrëmë një aksion të madh në rajonin e Prishtinës që çuan në arrestimim e të dyshuarve për shytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit, Bashkim Salihu, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, dy të dyshuarit që ranë në prangat e Policisë janë Skender Tasholli dhe Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka njoftuar se dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.
“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar per veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.
Për rastin është duke u kërkuar edhe një person i tretë.
Siç raportoi dje Gazeta Sinjali, motivi i këtij rasti dyshohet se lidhet me presionin që i ndjeri ka pasur nga një grup i fajdexhinjve, emra të njohur për organet e rendit.
Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detaje të reja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.