Është duke u mbajtur seanca statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, shkruan Gazeta Sinjali
Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të ketë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën statusore për Thaçin e të tjerët, Prokuroria ka bërë të ditur se në këtë rast janë 153 dëshmitarë të përfshirë.
“Materiali i aktakuzës së prokurorisë përfshinë shumë çështje me 153 dëshmitarë, deklaratat e të cilëve janë duke u zbardhur. Ne kërkojmë masa mbrojtëse për disa prej dëshmitarëve që janë pjesë e rastit ndaj krerëve të UÇK”.
Ndërsa sa i përket afatit për t`i paraqitur materialet, ka thënë se sa më shpejtë të jetë e mundur. /Gazeta Sinjali/