image Rasti i tentim vrasjes në lokalin “Monami” në Ferizaj, caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve

Drejtësi

Rasti i tentim vrasjes në lokalin “Monami” në Ferizaj, caktohet masa e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve

news image

Gazeta Sinjali ka zbuluar dje ekskluzivisht emrat e katër personave të përfshirë në përleshjen që kishte ndodhur para disa muajsh në një lokal në Ferizaj, e cila për pak sa nuk kishte përfunduar me viktima.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali, katër të arrestuarit për këtë rast janë: Fadil ToqiSead RamadaniBesim Krasniqi dhe Agim Krasniqi.

Ngjarja kishte ndodhur në lokalin ‘Monami’ në Ferizaj, e cila kishte ndodhur pas një konflikti verbal mes disa personave, ku të njëjtit ishin përleshur fizikisht dhe njëri prej të dyshuarve kishte shkrepur edhe armën.

Ndaj tre prej katër të arrestuarve sot është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.

“Paraburgim ndaj A.K., S.R., F.T., të dyshuar për veprat penale në bashkëkryerje vrasja në tentativë, shtytja e kryerjese së veprës penale vrasja në tentativë dhe veprën penale sulmi”, thuhet në njoftimin e Thelemores së Ferizajt.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 5 maj 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K., S.R. dhe F.T., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale:

A.K. – për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale vrasja e mbetur në tentativë ngga neni 172 lidhur me nenin 28;  mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

F.T. – për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale vrasja e mbetur në tentativë ngga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 32;  mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1; në bashkëkryerje ka kanë kryer veprln penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

S.R. – për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje ka kanë kryer veprln penale sulmi nga neni 184 paragrafi 1 lidhur me nenin 31; mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

/GazetaSinjali/