image Rasti i rëndë në Matiqan: Mjekësia ligjore e largon trupin e pajetë të foshnjës që u gjet në deponi

Siguri

Rasti i rëndë në Matiqan: Mjekësia ligjore e largon trupin e pajetë të foshnjës që u gjet në deponi

news image

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e sotme. Në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Lidhur me rastin janë deklaruar për Sinjalin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokrurori kujdestar është njoftuar lidhur me rastin aktual, është duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore për çështjen në fjalë”.

Ndërkohë, ekipi i mjekësisë ligjore kanë qenë në vendngjarje deri tani, dhe e kanë marrë trupin e pajetë të foshnjës së porsalindur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/