image Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, i moshuari nga Ferizaj ka një lutje për krerët e shtetit

Sociale

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, i moshuari nga Ferizaj ka një lutje për krerët e shtetit

news image

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë. Në mesin e protestuesve ka qenë edhe një i moshuar, që tha se quhet Shukri Retkoceri.

Ai kërkoi nga Osmani, Kurti e Haxhiu “që t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët se a po i kryejnë detyrat sipas ligjeve të Kosovës”.

“Akti kriminal që ka ndodh dje e ka trondit krejt botën e civilizume, jo  vetëm botën shqiptare. Unë e lus Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun le t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët a po i kryejnë detyrat sipas ligjeve të Kosovës. Ata dhunues e meritojnë varje para bustit të Skënderbeut, dhe këso raste nuk ndodhin më. Rasti ma tragjik ka ndodh në Ferizaj. Dardan Krivaqa e dhunoi 18-vjeçaren me shokun e vet, në mënyrë kriminale sikur në 98-ën e 99-ën shkitë që na kanë dhunu motrat, vajzat e femnat shqiptare.”, ka thënë ai në protestën e sotme.

Retkoceri tha se ka një pyetje dhe një lutje për gjyqtarët dhe prokurorët.

“A keni çika, a keni motra, a keni mbesa? Po me iu ndodh juve kështu në familje. Lutja jem është o prokurorët e gjyqtarët e Kosovës, nëqoftëse s’i keni kryeni detyrat me ligj dhe kushtetutë të Kosovës, zoti ftyrën ia marroftë”, është shprehur ai.

“Unë jam Shukri Retkoceri, jetoj që 52 vjet në Ferizajin e poshtër”, tha i moshuari.

/GazetaSinjali/