image Rasti i 24 shtatorit, Policia kryen tri bastisje në Veri

Siguri

Rasti i 24 shtatorit, Policia kryen tri bastisje në Veri

news image

Foto ilustruese


Policia e Kosovës sot ka kryer tri aksione në veri të vendit, të cilat lidhen me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Gazetës Sinjali se bastisjet janë kryer në komunën e Zveçanit dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

Elshani më tej shtoi se nuk ka persona të arrestuar.

Tri bastisje në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut. Nuk ka të arrestuar”, tha shkurtimisht ai.

/GazetaSinjali/