image Rastet e shumta me COVID-19, mbingarkohet Klinika Infektive në QKUK

Shëndetësi

Rastet e shumta me COVID-19, mbingarkohet Klinika Infektive në QKUK

news image

Kjo javë ka qenë më e keqja sa i përket rasteve me koronavirus në Kosovë. Për 7 ditë u regjistruan 683 raste, ku 83 persona janë të shtrirë në Klinikën Infektive.

Ndërkaq, kapaciteti i Klinikës Infektive është 125 shtretër, me mundësi shtimi prej 300 sosh.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj, ka thënë se klinika ka filluar të mbingarkohet me shtimin e rasteve të reja.

Sipas saj, është rritur fluksi i personave të cilët po kërkojnë ndihmv tek ambulanca për koronavirus.

“I kemi 94 raste në klinikë, prej tyre 83 janë pozitiv me COVID-19 dhe 11 raste janë në pritje të rezultatit. Në fillim të pandemisë ne nuk kemi pasur kaq shumë raste pozitiv të cilët kanë qenë të spitalizuar”, ka thënë Ajazaj për Klan Kosovën.

Koronavirusi mori edhe një jetë sot në Kosovë.  Personi i cili ndërroi jetë është një 53 vjeçar nga Rahoveci, teksa numri i të vdekurve nga koronavirusi deri më tani është 36./ Gazeta Sinjali/