image Rastet e reja në rritje, Maqedonia e Veriut i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Rajon

Rastet e reja në rritje, Maqedonia e Veriut i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

news image

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, tha sot se nuk do të marr vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Unë nuk mendoj se ka nevojë për një gjendje të re emergjente”, tha Pendarovski në një fjalim televiziv para qytetarëve.

Gjendja e jashtëzakonshme kishte filluar në mars, por që ishte ndërprerë në maj, për të zgjatur përsëri dy herë nga 15 ditë.

Pendarovski ka thënë se data e re e zgjedhjeve në Maqedoni nuk do të caktohet aktualisht.

Ai u bëri thirrje liderëve të dy partive më të mëdha – LSDM-së Zoran Zaev dhe VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski që të takohen sot për të gjetur një zgjidhje duke i vendosur interesat shtetërore mbi interesat personale dhe partiake.

Në Maqedoninë veriore, janë konfirmuar 3,364 raste të koronavirusit, dhe 164 njerëz kanë vdekur deri më tani./ Gazeta Sinjali/