image Rastet e reja me koronavirus në Deçan vijnë nga këto vendbanime

Shëndetësi

Rastet e reja me koronavirus në Deçan vijnë nga këto vendbanime

news image

Komuna e Deçanit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë janë konfirmuar dy raste të reja me COVID, ndërsa janë shëruar dy pacientë nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastet pozitive janë: një nga Lluka e Epërme dhe një nga Strellci i Epërm.

“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 146 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 101 të shëruar plotësisht, 2 kanë humbur jetën dhe 43 raste janë akoma aktive”, thuhet në njoftimin e komunës. /Gazeta Sinjali/