image Rastet aktive me COVID-19 sipas komunave/ Prishtina prin me numrin më të madh

Shëndetësi

Rastet aktive me COVID-19 sipas komunave/ Prishtina prin me numrin më të madh

news image

Komuna e Prishtinës po vazhdon të jetë e para sa i përket numrit të rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, me gjithsej 1 mijë e 572 raste.

Në bazë të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1 mijë e 96 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë të dielën, 267 janë regjistruar në Prishtinë.

Pas Prishtinës, Ferizaj është komuna e dytë me më së shumti raste aktive dhe ku aktualisht janë 721 raste aktive kurse pas saj vjen Gjilani, me 687 raste aktive.

Pas Gjilanit vjen komuna e Gjakovës me 572 raste aktive dhe ajo e Pejës me 538 raste aktive.

Podujeva ka 393 raste aktive, Mitrovica ka 364 raste aktive, Fushë Kosova ka 357 raste aktive, Prizreni ka 344 raste aktive, Klina ka 308 raste aktive, Lipjani ka 257 raste aktive kurse Rahoveci ka 233 raste aktive.

Gjithashtu edhe në komunën e Vitisë janë 201 raste aktive, në Gllogoc 184 raste, në Kamenicë 150 raste, në Vushtrri janë 126 raste aktive.

Kurse në komunën e Istogut janë 121 raste aktive, në atë të Malishevës 111. Komuna e Shtimes ka 105 raste aktive kurse Obiliqi ka 96 raste aktive. Në Suharekë janë 95 raste aktive kurse në Deçan janë 94 raste aktive.

Në Kaçanik janë 86 raste aktive, në Skenderaj janë 71 raste aktive, Dragashi ka 26 raste aktive dhe Hani i Lezit ka 20 raste aktive.

Ndërkaq, komuna që ka regjistruar më së paku raste është ajo e Junikut, me 19 të infektuar aktiv.

Kurse nga të dhënat e publikuara nga MSH-ja aktualisht janë njëmbëdhjetë komuna të cilat nuk e kanë asnjë rast aktiv me koronavirus si ajo e Kllokotit, Novobërdës, Shtërpcës, Graçanicës, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut, Ranillugut, Parteshit, Mamushës, Zveçanit dhe Leposaviqit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 4 vdekje nga ky virus.

/Gazeta Sinjali/