image Rast tronditës për familjen Statovci në Graçanicë: Ky është i riu që u gjet pa shenja jete nga nëna e tij

Siguri

Rast tronditës për familjen Statovci në Graçanicë: Ky është i riu që u gjet pa shenja jete nga nëna e tij

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në familjen Statovci në fshatin Badovc i Ri në Graçanicë, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. I ndjeri, 38 -vjeçar u gjet i vdekur nga nëna e tij, e cila u trondit dhe njoftoi menjëherë Policinë dhe Emergjencën, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Arben Statovcin, vdekjen e të cilit e konfirmoi ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, u konstatua se viktima ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që do të ndihmojnë për zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur i riu.

Ky rast ka tmerruar gjithë familjen Statovci dhe të afërmit e tyre , të cilët akoma janë të tronditur.

Lidhur me rastin vënë vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”.

Sinjali do të ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/