Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimqaku që po kërkohej qe disa ditë, u gjet pa shenja jete gjatë ditës së sotme. Ky rast tronditi gjithë familjen, që s’dinin gjë për fatin e tij, nga mesdita e së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar se i riu është gjetur i vdekur sot në fshatin Gllaviçicë në Pejë, jo shumë larg veturës me të cilën kishte dalë nga shtëpia.
Bazuar në informacionet e para, 27-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Viktima, djali i një zyrtari të SHKK-së dhe vëllai i një zyrtari policor, ishte larguar nga shtëpia të shtunën pasi ishte kthyer nga Hungaria.
Për rastin ka raportuar Sinjali gjatë ditës së djeshme, pasi Policia nisi hetimin, kur babai i viktimës raportoi për dyshimet se i biri ia kishte marrë armën zyrtare.
Lidhur me rastin, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.