Një rast tragjik ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete, disa orë pasi e kishte lënë veturën në malet e Jezercit dhe nuk u bë më i gjallë. Ky rast ka tronditur familjen, e cila u tmerrua pasi s’dihej asgjë për fatin e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet pas disa orësh kërkime dhe vdekja e tij u konstatua nga mjekët.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende janë të panjohura, por ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë”.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.