Një lindje e rrallë është regjistruar në Australi, ku një grua ka sjellë në jetë katër vajza identike pas një shtatzënie të konceptuar natyrshëm.
Katër foshnjat kanë lindur me operacion cezarian në Royal Brisbane and Women’s Hospital, në javën e 28-të të shtatzënisë, pas një monitorimi të kujdesshëm nga ekipi mjekësor.
Mjekët kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për katërnjakë monozigotikë, një fenomen shumë i rrallë ku një embrion i vetëm ndahet dhe krijon katër foshnja gjenetikisht identike.
Nëna 34-vjeçare, Jenitar Na’amoana, dhe bashkëshorti i saj Jortham, të cilët kanë edhe katër fëmijë të tjerë, kanë treguar se lajmi për shtatzëninë me katërnjakë ishte një befasi e madhe për familjen.
Sipas specialistëve, lindja natyrale e katërnjakëve identikë është një ngjarje jashtëzakonisht e rrallë, që ndodh afërsisht një herë në 15 milionë shtatzëni.
Rasti është bërë edhe më i veçantë pasi të katër foshnjat kanë ndarë të njëjtën placentë gjatë shtatzënisë, një situatë që kërkon kujdes të veçantë mjekësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!