image Rast i trishtë në Drenas: Një grua gjendet e vdekur në banjon e shtëpisë, mjeku konstaton vdekjen

Siguri

Rast i trishtë në Drenas: Një grua gjendet e vdekur në banjon e shtëpisë, mjeku konstaton vdekjen

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në një familje në fshatin Baicë të Drenasit. Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima ishte gjetur në banjon e shtëpisë dhe se i takon moshës rreth 40-vjeçare.

Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e rastit tragjik.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e këtij lajmin nuk janë përgjigjur.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për rastin.

/GazetaSinjali/