Një ngjarje i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rasti i rëndë ka ndodhur brenda objektit banesor ku i ndjeri jetonte dhe ku vendosi t’i jap fund jetës duke u varur në një litar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije së bëhet fjalë për Driton Plava, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, që doli në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, i ndjeri u gjet nga një dëshmitare, e cila menjëherë kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lidhur me rastin, me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
Ndryshe, për vdekjen e tij ka njoftuar edhe restoranti “Koha 3”, ku viktima punonte.
Sinjali do të ju mbajë të informuar.