image Rast i rëndë në Prishtinë: Një 29-vjeçar dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen

Sinjalizime

Rast i rëndë në Prishtinë: Një 29-vjeçar dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Shefqet Shkupi”. Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, 29-vjeçari ka ndërruar jetë në afërsi të objektit ku banonte.

Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor. Pas dërgimit në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit akoma nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar.

/GazetaSinjali/