image Rast i rëndë në Fushë Kosovë: Vdes foshnja 7 javëshe, nëna e gjen pa shenja jete pasi zgjohet nga gjumi

Siguri

Rast i rëndë në Fushë Kosovë: Vdes foshnja 7 javëshe, nëna e gjen pa shenja jete pasi zgjohet nga gjumi

news image

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Fushë Kosovë ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresje, raporton Gazeta Sinjali.

Në rrethana akoma të paqarta, foshnja rreth 7 javëshe ka humbur jetën në orët e mëngjesit.

Sinjali mëson se vdekjen e vogëlushit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF, teksa akoma nuk dihet shkaktari.

Siç merr vesh Sinjali, bazuar në informacionet e para, nëna e kuptoi që diçka nuk është në rregull pasi u zgjua nga gjumi dhe djali s’kishte shenja jete.

Paraprakisht, sipas dëshmisë së nënës, fëmijën e kishte ushqyer me gji dhe pastaj e ka vënë në gjumë.

Pasi Policia është vënë në dijeni, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

/GazetaSinjali/