Një rast i rëndë është raportuar sot në fshatin Strellc të Deçanit, ku dyshohet se një person ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.
Rrethanat e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur atë që ka ndodhur.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi,për Sinjalin ka konfirmuar se Policia e Kosovës dhe Prokuroria ndodhen në vendin e ngjarjes.
“Prokurori i rastit është duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Nikçi.
Hetimet pritet të zbulojnë detaje të reja lidhur me këtë rast.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!