image Rashiq: Zgjedhjet në veri, zgjidhje e përkohshme

Politikë

Rashiq: Zgjedhjet në veri, zgjidhje e përkohshme

news image

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se zgjedhjet e mbajtura në veri të dielën janë zgjidhje e përkohshme për situatën e cila është krijuar.

Në një konferencë për media të mërkurën, Rashiq ka thënë se në një proces demokratike nuk preferohet të votojnë dy, tre apo katër për qind e qytetarëve.

“Kjo që ka ndodhë këtë fundjavë është një zgjidhje e përkohshme. Sepse normale është që në secilin sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër për qind që të votojnë, sidomos në një proces demokratik”, ka thënë ai.

Rashiq ka thënë se kjo është një vazhdimësi e keqpërdorimit të serbëve nga një regjim autokrat.

“Nga aspekti njerëzor nuk mund të kuptoj se çfarë po përpiqen të bëjnë”, ka shtuar ai.

Rashiq është shprehur i gatshëm se nga ana e Ministrisë që drejton të ketë bashkëpunim me strukturat në veri, por edhe të gjithë qytetarët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale, të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës të dielën. Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq kanë fituar kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në Zveçan dhe Zubin-Potok ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Vetëm 3.47 për qind e 45 mijë e 95 qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat e veriut të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

/GazetaSinjali/