image Rashiq: Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën

Politikë

Rashiq: Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën

news image

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia e ka njohur “de facto” Kosovën pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit.

Rashiq ka potencuar se nuk e di se si mund të quhet ndryshe përveç njohje “de facto” fakti që Serbia ka pranuar që t’ia njeh dokumentet Republikës së Kosovës.

“Nëse kjo nuk është njohje de facto, atëherë nuk e di se çfarë është. Çfarë duhet të ndodhë tjetër, nëse keni integruar gjithçka… Si ka mundësi që ju i njihni dokumentet e krahinës suaj jugore? , si quhet, nëse jo njohje”, ka thënë Rashiq shkruan Danas.

I pyetur se çfarë mund të bëjë Beogradi në lidhje me hyrjen e Republikës së Kosovës në OKB, Rashiq beson se askush nuk do ta pyes Serbinë nëse ajo pajtohet me të.

/GazetaSinjali/