image Rashiq: Serbët janë kundër ndryshimit të kufijve

Kosovë

Pakicat/ Rashiq: Serbët janë kundër ndryshimit të kufijve

news image

Nenad Rashiq nga koalicioni Sloboda (Liria) e ka quajtur fatal një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë për serbët që jetojnë në veri dhe jug të Ibrit.

“Sa i përket korrigjimit të mundshëm të kufijve ne jemi në mënyrë gjenerative kundër ndryshimit të kufijve. Çdo ndryshim i kufijve për serbët e jugut do të krijohet shpërngulje masive”.

“Edhe serbët e veriut nuk do të kenë fatin më të mirë sepse ata do të jenë në ndonjë kënd që do t’i harrojë edhe Zoti dhe jo vetëm njeriu. Kjo është sikur Kurushmlia, që është një rajon pasiv i Serbisë dhe nuk do të ketë asnjë zhvillim ekonomik”.

“Pra për të gjitha këto ne jemi kategorik kundër çdo ndryshimi të kufijve. Jemi të prerë kundër kësaj dhe secili qytetar normal, sidomos ata të jugut absolutisht janë kundër ndryshimit të kufirit sepse do të jetë fatale për ne”.

“Po të ishte lehtë të merremi vesh në Ballkan nuk do të kishim këtë histori që kemi. Çfarëdo çrregullim i kufijve do të shprehej edhe në Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut prandaj mendoj se kjo ide është dhe duhet të ishte temë e përfunduar”.

Rashiq në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova po ashtu kritikoi qasjen e Beogradit ndaj tyre dhe tregoi se si e shohin koalicionin e tyre në Serbi.

“Do tua them një shembull si jemi trajtuar nga Beogradi. Me krijimin e koalicionit tonë, Marko Gjuriq ka dalë me kumtesë dhe na quan neve parazitë apo se jemi serbë privatë që jetojmë nga Kosova. Merreni me mend kush e thotë këtë. Pra ai që ka nëntë deputetë në parlament që për dy vjet kanë punuar gjithsej vetëm 10 orë. Me ministra që s’kanë dalë asnjëherë jashtë ministrive dhe asnjë projekt s’e kanë realizuar dhe ju i thoni të tjerëve që nuk jetojmë nga institucionet e Kosovës, por nga puna e vet. Quani ata parazitë. Ju akuzoni për atë që pikërisht e bëni”.