image Rashiq kritikon qasjen e Kurtit ndaj pakicës serbe

Politikë

Rashiq kritikon qasjen e Kurtit ndaj pakicës serbe

news image

Politikani Nenad Rashiq që është edhe kryetar i Partisë Progresiste Demokratike ka thënë se zyrtarët amerikanë e dinë mirë çka flasin kur deklarohen rreth të drejtave të minoriteteve.

Ai tha se marrëdhëniet mes ekzekutivit dhe serbëve të Kosovës asnjëherë në histori deri tash s’kanë qenë më të këqija.

“Për shumicën e serbëve është fyese kur kryeministri Kurti po e potencon gjithnjë se atij po i shkruajnë serbët e po i thonë se nuk ju duhet Asociacioni dhe se serbët po i thonë atij se s’ju duhen targat KM e GL. Kjo me të vërtetë  është e panevojshme, sepse askush s’ka të drejtë të flasë në emër të të tjerëve, aq më pak në emër të një populli që jeton në Kosovë”, theksoi Rakiq për Klan Kosovën.  

/GazetaSinjali/