image Rashica: Nesër do të jetë ndryshe

Futboll

Kosova/ Rashica: Nesër do të jetë ndryshe

news image

Rashica është gati të paraqitet ndeshjen e nesërme kundër Malit të zi për ta ndihmuar Kosovën.

22-vjeçari i talentuar i Kosovës ka thënë se është gati për të startuar të hënën kundër Malit të Zi.

“Besoj dhe jam gati 100%. Ka qenë ndeshje e vështirë kundër Franfkurtit, teren i vështirë, luajta 90 minuta. Por kam pasur kohë për t’u rikuperuar dhe jam gati për të dhënë më të mirën”, ka thënë Rashica.

Për dallim nga ndeshja e parë me Malin e Zi, Rashica mendon se këtë herë do të ketë gola, përveç shanseve.

“Në takimin e parë kemi pasur shumë shanse por nuk kemi shënuar gjë e cila nuk besoj se do të ndodh këtu”, vlerësoi Rashica.

Kosova ndeshet nesër me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.