image Rashica i fokusuar te Werderi

Futboll

Rashica i fokusuar te Werderi

news image

Milot Rashica ka insistuar se është i fokusuar ta mbyllë edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme te Werder Bremeni.

Rashica ka thënë se primare për të është rikthimi i formës së tij dhe jo të mendojë për transferim diku tjetër në fund të këtij edicioni.

24-vjeçari ishte pranë largimit nga Werderi në verën e vitit të shkuar dhe në janar të këtij viti por ekipi nga Bundesliga bllokoi gjithçka për shkak se nuk ishte i kënaqur me ofertën.

Rashica së fundi është kthyer në fushë pas një mungese të gjatë te Werderi për shkak të lëndimeve.

Paraqitja e tij në ndeshjen e fundit kundër Frankfurtit, në të cilën triumfoi Werderi 2:1 ka dhënë sinjale për kthimin e Rashicës në formën e tij më të mirë.

Rashica këtë edicion ka tri asistime në 13 paraqitje me Werderin në të gjitha garat. Sulmuesi kosovar ka kontratë me ekipin nga Bundesliga deri në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Sinjali Sport/