image Rashford: James ka efekt të madh në skuadër

Futboll

Sport/ Rashford: James ka efekt të madh në skuadër

news image

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford ka thënë se bashkëlojtari Daniel James, ka efekt të madh në skuadër.

21-vjeçari u transferua në “Old Trafford”, gjatë afatit kalimtar për 15 milionë euro dhe është duke luajtur në formacionin e parë për “Djajtë e Kuq”.

Anglezi ka thënë se uellsiani është në formë të mirë pasi po shënon gola të rëndësishëm dhe po arrin të bëj asistime në momentin e duhur, transmeton KosovaPress.

“Ka efekt të madh, po arrin të shënojë gola dhe të asistojë. Gjëja kryesore është që po punon shumë. Duam të vazhdojmë në këtë mënyrë, të shënojmë gola dhe të asistojmë njeri-tjetrin”, deklaroi ai.

Dje United fitoi si mysafir ndaj Norëich Cityt me rezultat 1-3. /Gazeta Sinjali/