Elbasan Rashani vazhdon të shkëlqejë te skuadra franceze, Clermont, transmeton Sinjali Sport.
Klubi i promovuar në Ligue 1 është duke u përballur me Metz, ku rezultati momental është 2-2.
Për Clermontin që janë nikoqir, reprezentuesi kosovar, Rashani ka realizuar një gol dhe një asistim, duke qenë kyç edhe sot për ekipin.
Elbasani grumbullon tre gola dhe dy asistime në këtë sezon në Ligue 1 duke pasur një fillim fantastik.
Goli i sulmuesit kosovar që e shënoi në minutën e 58-të:
BAYO POUR RASHANI, CLERMONT ÉGALISE !! #cf63FCM pic.twitter.com/V4qd7bHJSJ
— Le Football en VOD XXXV (@FootballXXXV) August 29, 2021