Elbasan Rashani ka zhvilluar një ndeshje tjetër të mirë në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.
Reprezentuesi i Kosovës triumfoi me skuadrën e tij Clermont në udhëtim ndaj gjigantit Marseille me rezultat të pastër 0-2.
Bayo dhe Allevinah i realizuan golat për mysafirët në duelin e vlefshëm për xhiron e 25-të në elitën e futbollit francez.
Clermonti me këtë fitore pozicionohet në vendin e 15-të me 27 pikë të arkëtuara, kurse Marseille që ka 46 pikë në vendin e dytë bën hap fals për t’iu afruar PSG që janë lider me 59 pikë.
Rashani luajti 82 minuta në këtë sfidë, ku u angazhua maksimalisht si zakonisht edhe pse nuk ishte pjesë e golave.
28-vjeçari këtë sezon në Ligue 1 ka pesë gola e tre asistime mbi supet e tij, duke debutuar në elitën franceze për mrekulli. /Gazeta Sinjali Sporti/