image Raportuesja për Kosovën: Specialja të mbajë përgjegjës ata individë të cilët besohet se kanë kryer krime lufte
[wp-story id="814678"]

Politikë

Raportuesja për Kosovën: Specialja të mbajë përgjegjës ata individë të cilët besohet se kanë kryer krime lufte

news image

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka njoftuar se ajo ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.

Cramon thotë se këto dy instanca janë gurthemeli i Kosovës që përmbushin detyrat e saj ndërkombëtare dhe ndërtojnë sundimin e ligjit.

Raportuesja për Kosovë thotë se në Hagë po bëhet një punë e jashtëzakonshme dhe se instiucionet atje duhet të mbajnë përgjegjës ata individë të cilët besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësisë së tyre.

“Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, të zhvendosur në Hagë, ata duhet të vazhdojnë punën e tyre atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë viktimat dhe dëshmitarët”, ka shkruar ajo në Twitter./Gazeta Sinjali/