Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportues i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar pasi Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka votuar për liberalizimit të vizave për Kosovën.
Reuten ka thënë se qytetarët e Kosovës tanimë janë një hap më afër për të udhëtuar pa viza.
“Një hap më afër! Për udhëtimin e shumëpritur pa viza për Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.