Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, raportohet se ka dhënë dorëheqje.
Ajo thuhet se ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e anëtares së kryesisë së LDK’së, ndërkohë arsyeja e dorëheqjes nuk është bërë e ditur ende.
E dorëheqje raportohet se ka dhënë edhe Sibel Halimi, e cila ishte zëdhënëse. Ajo madje thuhet se tashmë ka dorëzuar letrën te kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Mjekiqin dhe Halimin, por asnjëra nuk kanë qenë të qasshme.