Një person raportohet se ka mbetur i vdekur nga një aksident i rëndë trafiku që ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Kijevë.
Në këtë aksident raportohet se ka humbur jetën Qerkin Dobruna nga fshati Llozicë.
Njoftimi është dhënë në faqen e Facebookut të fshatit Llazicë.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo këta të fundit ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Njoftimi:
Sot me datë 05.05.2020 pas një Aksidenti Tragjik ndërroj jetë Qerkin Dobruna në Moshen 51 vjeqare.
Per varrimin e të ndjerit do ju njoftojmë me kohë.
Ngushllime Familjes Dobruna dhe gjith atyre që e njohen!
Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar për të rejat rreth këtij aksidenti. /Gazeta Sinjali/