image Raportohet se Kurti dhe Vuçiq do të takohen të hënën në Bruksel

Politikë

Raportohet se Kurti dhe Vuçiq do të takohen të hënën në Bruksel

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet që të takohen të hënën, më 21 nëntor.

Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, duke cituar burime të sigurta evropiane, thotë se ndonëse nga Qeveria e Kosovës deklaruan se takimi mund të ndodhë të dielën, burimet kanë treguar se i njëjti zhvillohet të hënën.

Pikërisht të hënën, sipas vendimit të Qeverisë Kurti, pritet të fillojë shqiptimi i gjobave për targat ilegale.

Kryediplomati evropian, Josep Borell, të hënën deklaroi se zgjidhja duhet të arrihet para 21 nëntorit, në mënyrë që të dilet nga kriza.

“Ne po punojmë për një zgjidhje të mirë për të dalë nga kjo krizë”, tha Borell mes tjerash.

Kujtojmë që ShBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar në vazhdimësi që të shtyhet afati i zbatimit të reciprocitetit për targa.

Madje Gjermania e cilësoi si absurde të rrezikohet një konflikt i dhunshëm për targa, ndërsa Italia e quajti budallallëk një këmbëngulje të tillë nga ana e Qeverisë Kurti.

/GazetaSinjali/