image Raportohet se Borrell e Lajçak kanë anuluar fluturimet dhe takimet e ditës së nesërme

Politikë

Raportohet se Borrell e Lajçak kanë anuluar fluturimet dhe takimet e ditës së nesërme

news image

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka përcjellë nga afër sot gjatë gjithë ditës takimin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur për zgjatjen e takimit Kurti-Vuçiq, Ahmeti ka thënë për T7 se kanë pasur parashikime që takimet mund të zgjasnin deri në orën 18:00, megjithatë thotë se sipas informacioneve që ka zyrtarët e lartë që janë ndërmjetësues kanë anuluar fluturimet dhe takimet që kanë pasur për ditën e nesërme.

Aktualisht ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiq, dhe raportohet se mund të ketë edhe një raund të tretë apo vazhdimësi edhe nesër.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar rreth diskutimeve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq fillimisht, siç ka qenë praktikë e deritanishme, kanë biseduar ndaras me ndërmjetësuesit evropianë të udhëhequr nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe emisari Mirosllav Lajçak, e më pas pasdite kanë nisur një takim trepalësh.

/GazetaSinjali/