image Autobusi me kosovarë u sulmua në Serbi

Kosovë

Thyhen xhamat/ Autobusi me kosovarë u sulmua në Serbi

news image

Një autobus me kosovarë raportohet se është sulmuar në Krushevc të Serbisë.

Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt.

Mësohet se në drejtim të autobusit janë gjuajtur gurë, sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes përveç xhamave të thyer të autobusit nuk ka persona të lënduar.

Ministria e Punëve të Jashtme ende nuk ka dalë me ndonjë informacion për incidentin që u ndodhi kosovarëve në Serbi.