Është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”.
Ai dyshohet se është arrestuar për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës, raporton Betimi për Drejtësi.
Por, Ibër-Lepneci i ka thënë Gazetës Sinjali se nuk kanë informata për arrestimin e Kryeshefit.
“Ai sot nuk ka dalë në zyrë se ka pas takime, ashtu siç i kemi paraparë në fillim të javës”, thanë nga Ibër-Lepenci për Gazetë Sinjali.
Policia ende nuk është deklaruar për rastin.
Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.