Po raportohet se Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, për përfshirje në krime lufte gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.
Sipas raportimit të Klan Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës.
Sipas raportimit, të dyshuarin në Stacionin Policor në Prizren e ka siguruar Prokuroria Themelore e Prizrenit, e cila më pas ia ka dorëzuar hetuesve të Hetuesisë së Veçantë, që vepron në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.Rasti po trajtohet nga Departamenti për Krime të Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarit dhe rolin e dyshuar të tij në ngjarjet gjatë luftës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!