image Raportimi i të shtënave në Zubin Potok, deklarohet Policia e Kosovës

Siguri

Raportimi i të shtënave në Zubin Potok, deklarohet Policia e Kosovës

news image

Mediat serbe, Kurir dhe Novosti kanë publikuar një video, ku sipas tyre ka të shtëna në Zubin Potok.

Të shtëna janë dëgjuar në Zubin Potok rreth orës 19:45.

Sipas Kurir, të shtënat kanë ndodhur kur forcat speciale të Kurtit kanë tentuar të heqin barrikadën në një rrugë alternative.

Pas këtyre raporteve, ka reaguar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka mohuar te ketë ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok, duke thënë se nuk ka pasur as ndonjë sulm, as ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë apo ndonjë grupi.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se: Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt“, janë deklaruar nga Policia.

/GazetaSinjali/