image Raportimi i Sinjalit, Policia arreston një person për rastin e rrahjes te restoranti me muzikë live në Prizren

Ekskluzive

Raportimi i Sinjalit, Policia arreston një person për rastin e rrahjes te restoranti me muzikë live në Prizren

news image

Incidentet te lokalet e ndryshme, sidomos ato që frekuentohen edhe pas mesnate janë goxha të shpeshta në Kosovë. Kërcënime, përleshje e konflikte të tjera janë vetëm disa nga rastet që ndodhin, por jo gjithmonë denoncohen në Polici. Kështu ka ndodhur në fillim të këtij muaji, te një restorant në Prizren, ku një person u sulmua dhe organet e rendit nuk u njoftuan, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive dhe ka mësuar se rasti ka ndodhur te dera e restorantit me muzikë live ‘Skenderbeu’ në Prizren, më 2 nëntor.

Pas raportimit të Gazetës Sinjali dhe publikimit të pamjeve, Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

Gazeta Sinjali merr vesh se për rastin janë intervistuar dy viktimat si dhe janë identifikuar dy të dyshuar, njëri prej të cilëve është arrestuar.

Ai është intervistuar në prezencë të avokatit të tij dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Si ndodhi rasti dhe kush janë viktimat?

Sipas sinjalizuesve të Gazetës Sinjali, një grup prej disa personave fillimisht kanë pasur një konflikt verbal me viktimën, që dyshohet se ka nisur brenda restorantit dhe më pas ka vazhduar jashtë.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se viktimë e këtij rasti është Avni Bytyqi.

Në pamjet që posedon redaksia, shihen disa persona teksa dalin nga restoranti dhe tre prej tyre afrohen te viktima Avni Bytyqi, vazhdojnë fjalosjen teksa në një moment, njëri papritmas e godet, e rrëzon përtokë dhe vazhdon ta sulmojë.

Sulmi ka ndodhur pas orës 22:00 dhe personat që shihen në pamje nuk ndërhyjnë për ta ndaluar të dyshuarin, por vetëm vëzhgojnë teksa e rrah. 

Pas këtij momenti ka ndërhyrë vëllai i Avniut, Ilirjani, i cili sipas pamjeve ekskluzive që ka siguruar Gazeta Sinjali, shkon ta ndihmojë atë.

Por, gjithmonë siç shihet në pamjet – përfundon i rrahur edhe ai.

Ky rast nuk është denoncuar dhe kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, në një përgjigje për Gazetën Sinjali.

/GazetaSinjali/