image Raportimi i Sinjalit për zjarr në Prizren, Policia: S'ka të lënduar

Siguri

Raportimi i Sinjalit për zjarr në Prizren, Policia: S’ka të lënduar

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë për një zjarr në afërsi të ish-hekurudhave të trenit në qytetin e Prizrenit.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri, Tahir Kabashi.

“Sot rreth orës 13:03 Policia e Kosovës ka pranuar informacionin se në vendin e quajtur ish stacioni i hekurudhave (hapsira mes rrugëve ëelsi Clark dhe Ekrem Rexha) ka shpërthyer një zjarr me të cilin po merren zjarrfikësit. Zjarri është i lokalizuar dhe zjarrifikësit po punojn në shuarjen e zjarrit. Organet ligjzbatues janë në vendin e ngjarjes. Nuk ka rrezik të përhapjes së zjarrit dhe nuk rrezik për objekte që gjenden afër saj. Ju njoftojm se nuk ka rrezik as për jetën e njerëzve për’rreth”, tha Kabashi për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/