Gazeta Sinjali ka raportuar pak më parë se një e re dyshohet se ka rënë nga dritarja e banesës së saj.
Siç raportoi Sinjali, e njëjta ishte duke i pastruar xhamat e banesës së saj në Fushë Kosovë.
E njëjta është gjetur e shtrirë në tokë, pranë objektit të “MureBest”, dhe me urgjencë është dërguar në QKUK, ku aktualisht po trajtohet për lëndime të rënda trupore.
Për Sinjalin, ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se pacientja është në aparturë me frymëmarrje të asistuar dhe se ajo iu është nënshtruar një operacioni.
“Është pranuar në QE, gjendje e rëndë, pas ekzaminimeve të kryera, është dërguar për intervenim në sallë operative të QE nga ekipa e anestezionit, ortopedisë dhe neurokirurgjisë, vazhdon trajtimin në MIQ, gjendje e rëndë. E kyçur në aparaturë me frymëmarje të asistuar”, tha Syla.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!