image Raportimi i Sinjalit për arrestimin e Naim Bazajt - Avokati i tij: Lirohet për në shtëpi

Siguri

Raportimi i Sinjalit për arrestimin e Naim Bazajt – Avokati i tij: Lirohet për në shtëpi

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht për një aksion i drejtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të Naim Bazaj, rreth 54-vjeçar, i dyshuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë “Detyrim”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.

Siç raportoi Sinjali, ndaj të dyshuarit ishin zhvilluar hetime intensive për disa javë, të cilat kulmuan më 04 korrik 2025, kur me asistimin e njësive të specializuara, ai u arrestua në flagrancë gjatë zhvillimit të veprës penale.

Derisa, avokati i tij, Naim Rudari, ka thënë se Naim Bazaj është liruar për në shtëpi.

“Naim Bazaj SHKON në shtëpi”, ka shkruar ai.

Gjatë kontrollit të banesës dhe objekteve përcjellëse, Policia i ka sekuestruar Bazajt një arsenal armësh dhe municioni, përfshirë: një armë e gjatë me dylbi, një tyte dhe 200 fishekë kalibër .22 Remington, 1 armë automatike me 15 fishekë dhe një karikator, 1 pushkë gjahu me dy tyta dhe 46 fishekë, 1 armë ajrore 4.5 mm (Made in Germany), 1 pistoletë Sig Sauer me një karikator dhe 29 fishekë, 1 pistoletë AG-9 me dy karikatorë dhe pajisje përcjellëse, 1 iPhone 14 Pro Max dhe 1 kontratë dhe dokumentacion i armës në emër të Fitim Bazaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/