Një aksion i gjerë antidrogë është zhvilluar sot në Prishtinë, Gjilan, Suharekë, Pejë dhe Viti, ku njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve, të asistuara nga Forcat Speciale të Policisë së Kosovës, kanë zbarkuar në disa lokacione të dyshuara si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në shpërndarjen e narkotikëve, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Raportimin e Gazetës Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor”, thuhet në njoftimin e Policisë për Gazetën Sinjali.
“Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”.
“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku për informacione shtesë mund të informoheni pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit”.
Më shumë rreth aksionit:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!