image Raportimi i Sinjalit/ Ndalohet për 48 orë arsimtari që rrahu nxënësen në Viti

Drejtësi

Raportimi i Sinjalit/ Ndalohet për 48 orë arsimtari që rrahu nxënësen në Viti

news image

Mësimdhënësi Hasan Rama i cili dyshohet se ka rrahur brutalisht një nxënëse të shkollës fillore “Dëshmorët e Vitisë” është ndaluar për 48 orë, pas pamjeve të publikuara në Gazetën Sinjali.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare”, shkruan Sinjali.

Sinjali mëson se ende nuk janë intervistuar të gjitha palët e përfshira në këtë rast.

Në pamjet e publikuara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali shihet se mësimdhënësi ia gjuan çantën dhe e rrah nxënësen, e cila më pas tenton të dalë nga klasa, por i njëjti nuk e lejon, duke vazhduar të bërtas.

Policia fillimisht s’kishte informacione lidhur me këtë rast, por pas raportimit të Sinjalit e ftuan në stacion policor mësimdhënësin e dyshuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/