image Raportimi i Sinjalit/ Konfirmohet plagosja e policëve në Skenderaj, ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me familjarë

Siguri

Raportimi i Sinjalit/ Konfirmohet plagosja e policëve në Skenderaj, ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me familjarë

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Sinjalin për incidentin që ndodhi mbrëmë në Skenderaj, ku u plagosën dy zyrtarë policorë. Në rast dyshohet të jetë i përfshirë ish-nënkryetari i kësaj komune, Nuredin Lushtakut me disa familjarë të tij.

Si pasojë e kësaj, dy zyrtarët policorë janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për ndihmë mjekësore, teksa Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, raporton Gazeta Sinjali.

E gjithë belaja dyshohet se nisi kur policia e ndali në pikë kontrolli djalin e gjeneralit Nuredin Lushtaku, të cilit i shqiptoi një tiketë trafiku. Kjo u bë sebep që ai të thërras babain e tij, i cili sapo arriti në pikë kontrolli, filloi sherrin më policinë. Në konflikt dyshohet se u përfshinë edhe vëllezërit Lushtaku.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta.

Të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.

Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

/GazetaSinjali/