Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht dje për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Pejë, ku në rrugën “Rozafa” është gjetur një burrë pa shenja jete, për të cilin fillimisht dyshohej se ishte goditur nga rryma elektrike.
Derisa, nga hetimet e mëtejshme, Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Lidhur me rastin, për Sinjali thonë nga Prokuroria Themelore e Pejës se ajo ka nisur menjëherë hetimet.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për mediat se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
“Me t’u raportuar ky rast në një lagje të Pejës, kanë dalë njësitet relevante policore bashkë me Prokurorin e Krimeve të Rënda”, deklaroi Nikçi.
Tutje, Nikçi tha se rrethanat e vdekjes së viktimës janë ende të paqarta dhe janë nën hetim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!